Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale – Ekonomia Online

Si të ulni tensionin e lartë me tri metoda natyrale

Tensioni i lartë i gjakut është një
problem shumë i përhapur shëndetësor.

Nëse nuk trajtohet siç duhet,
hipertensioni mund të transformohet në një problem mjaft shqetësues madje
katastrofik duke shkaktuar diabet, sëmundje kardiovaskulare, probleme me
aftësitë e trurit dhe dështim të veshkave.

Shumica e njerëzve që vuajnë nga tensioni
i lartë përdorin medikamente të cilat shoqërohen me efekte anësore përfshirë:
pagjumësinë, marramendjen apo kontraktime të muskujve.

Por ju mund të përdorni shumë thjeshtë
edhe disa ushqime ose produkte që i gjeni lehtë në shtëpi siç janë hudhra, limoni
apo uthulla e mollës.

Nëpërmjet këtij artikulli të AgroWeb.org
do të mësoni për 3 kura natyrale të cilat janë jashtëzakonisht efikase kundër
tensionit të lartë.

Kura e Parë me Lëng Limoni

Përbërësit

Ujë

Një limon

Udhëzimet

Shtrydheni lëngun e një limoni në një
gotë me ujë dhe pijeni atë çdo mëngjes përpara se të konsumoni ushqim.

Limonët kanë aftësinë të ruajnë
fleksibilitetin dhe funksionet e enëve të gjakut duke ulur kështu tensionin.

Kura e Dytë me Hudhër

Hudhra përmban substanca sulfuri që kanë
aftësinë të ulin tensionin e gjakut dhe largojnë toksinat dhe kolesterolin nga
organizmi.

Këto substanca stimulojnë prodhimin e
oksidit nitrik dhe të rregullojnë tensionin e gjakut, duke i zgjeruar enët e
tij.

Ju duhet të konsumoni 2-4 thelpinj hudhër
të freskët në mëngjes përpara se të hani ushqim ose përpara se të flini.

Hudhra duhet ngrënë e gjallë sepse
gatimi humbet shumicën e ushqyesve të nevojshëm.

Kura e Tretë me Uthull Molle dhe Sodë Buke

Përbërësit

Ujë

Një majë luge çaji me sodë buke

Një lugë gjelle me uthull molle

Udhëzimet

Uthulla e mollës përmban shumë minerale
të dobishme si kaliumi, magnezi dhe kalçiumi.

Këto minerale janë thelbësore për
qarkullimin e gjakut dhe uljen e tensionit.

Përzieni një lugë gjelle me uthull
molle, një majë luge çaji me sodë buke dhe një gotë me ujë.

Konsumojeni dy herë në ditë për
rezultate më të mira.