Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka reaguar pas deklaratave të ish-shefit të Shërbimit Informativ të Shqipërisë, Fatos Klosi, lidhur me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një postim në rrjetet sociale, Zyba ka thënë se po sheh që “paska filluar të raportohet e komentohet me të madhe” deklarata e fundit e Klosit për Kurtin, duke e cilësuar si përpjekje për ta “balancuar” një deklaratë të mëparshme të tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
“Siç duket ia paska tërhequr fort veshin dikush për një tjetër deklaratë të tij para disa javësh, kur thoshte ‘UÇK-ja s’e kishte në plan çlirimin e Kosovës, ata luftonin që të paktën të merrnin ato të drejta që i kishin pasur në kohën e Titos…’. Për ta balancuar atë deklaratë të turpshme për luftën e UÇK-së, paska vendosë me i ‘qepu’ Albin Kurtit”, ka shkruar Zyba.
Kujtojmë se Fatos Klosi, në disa paraqitje publike të fundit, ka komentuar zhvillimet politike në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet Tiranës e Prishtinës, duke nxitur reagime të shumta në opinionin publik.
Të tjera
KFOR-i Turk dhuron pajisje për një klasë në Prizren
“Dialogu Kosovë-Serbi në fokus: Sorensen tregon progresin prapa skenave”
Zëvendësministrja Gashi takon ministren franceze flasin për thellimin e bashkëpunimit dypalësh