Policia e Kosovës me rastin e Kurban Bajramit ka vizituar sot Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.
Gjatë takimit, myftiu Naim Tërnava derisa vlerësoi lart punën e këtij institucioni të sigurisë, tha se siguria e vendit është edhe obligim fetar.
Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se është përgjegjësi e tyre për t’iu garantuar siguri të gjithë qytetarëve të Republikës të Kosovës.
Ai vlerësoi bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës, derisa uroi për festën e Kurban Bajramit.
Të tjera
Jahjaga takon presidentin Obama në ShBA, kërkon mbështetje për Kosovën
Kosova duhet të jetë pjesë e plotë e Kartës së Adriatikut
Kosova me ngritje sensacionale në renditjen e FIFA-s pasi mposhti Suedinë