Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutash.
Sveçla njofton se gjatë takimit u diskutua për situatën e përgjithshme të sigurisë në vend dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve vendore dhe KFOR-it.
Ai mes tjerash, i ka shprehur Ulutashit gatishmërinë për bashkëpunim për paqe e stabilitet.
“Gjeneral Majorit Özkan Ulutaş i shpreha urimet më të sinqerta për fillimin e mandatit të tij të dytë si Komandant i KFOR-it në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Punëve të Brendshme për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe të ngushtë në funksion të paqes, stabilitetit dhe sigurisë në Republikën e Kosovës“, ka shkruar Sfeçla në Facebook.



Të tjera
Konflikti Benita–Klodi: Reagimi i ashpër për raportin me Elijonën
“Miqësia ka humbur” – Labinot Rexha i shpall ‘luftë’ Ludo Lee
Akuzë e fortë nga Ludo: Klodi po manipulon një vajzë të re