Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka zhvilluar të premten një takim me zyrtarin e lartë të Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Departamentin e Shtetit amerikan, Brendan Hanrahan.
Vetë Sorensen shkroi shkurtimisht në X për këtë takim, ku tha të jetë diskutuar për dialogun e arritjet e fundit.
Po ashtu, ai tha se është siguruar harmonizimi në hapat përpara të dialogut mes dy vendeve.
“Takim i shkëlqyer me Zyrtarin e Lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan në Departamentin e Shtetit. Diskutuam për dialogun, shqyrtuam arritjet e fundit dhe siguruam harmonizimin në hapat përpara”, shkroi Sorensen në X.
Kujtojmë se pak ditë më parë, ndërmjetësi evropian i bisedimeve qëndroi në Kosovë, ku pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti, njoftoi se është arritur një marrëveshje për çështjen e Ligjit për të huajt, që ka të bëjë kryesisht me serbët.



Të tjera
500 mijë fidanë për institucionet dhe qytetarët
Sjelljet që dëmtojnë lidhjen emocionale me fëmijët
Policia njofton bllokim të përkohshëm të segmentit Prishtina Mall-Veternik-QMI