Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për konferencën e zakonshme para ndeshjes që kuqezinjtë do të zhvillojnë ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi këtë të hënë. Trajneri shpjegoi situatën e ekipit pas humbjes në Çeki, por edhe pritshmërinë që ekziston për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë.
Mungesat te Gjeorgjia – “Kçorashvili është një lojtar i madh, por themi se janë një ekip i fortë, taktikisht i rreshtuar shumë mirë, ka edhe shumë lojtarë të mirë.
Është një ekip i fortë, fizikisht, taktikisht, ka cilësi teknike, nisen në kundërsulm me shumë kualitet. Thuajse gjithmonë shkojnë në portë. Ai është mungesë e rëndësishme se është lojtar i mirë por jam i sigurt se kush shkon në fushë do jetë me 100 km/orë. Nuk ndryshon gjë për ne, është ekip i fortë për t’u mundur, nuk është ekip i thjeshtë”.
Ndryshime në ekip – “Ne kemi shpenzuar shumë se Çekia është një skuadër shumë fizike, bën edhe tranzicion. Por ta lëmë pas krahëve dhe nesër është ndeshje e vështirë, ky është një grup ku ka ndarje pikësh, në çdo ndeshje mund të ndodhë gjithçka.
Presioni për rezultat– “Ne duhet të bashkëjetojmë me realitetin. E vërtetë, çdo rezultat që nuk është pozitiv nuk na shërben, na shërben fitorja, tre pikët. Por është e drejtë që nëse flasim për nëntorin që kemi mbylljen e grupit në shtëpi me një avantazh të lehtë, ne duhet të marrim pikë.
Nesër është shumë e rëndësishme për ne, ne duhet të shkojmë përsëri në 100%. Ata janë të fortë, por edhe ne, duhet të shkojmë në fushë. Duhen marrë pikë nesër, se përndryshe bëhet e vështirë që të arrijmë objektivat”.
Të tjera
Pas Graçanicës Posta e Kosovës merr objektin edhe në Shtërpcë ku ishte duke operuar ilegalisht Posta e Serbisë
Tek Juventusi, unë e përfaqësoj krejt popullin shqiptar
‘Akt agresiv dhe i pamatur’, thotë BE-ja për dronët rusë në Poloni