"Simboli i vrapueses dhe zgjerimi i rrugëve" – Shaqir Totaj tregon projektet për Prizrenin

“Simboli i vrapueses dhe zgjerimi i rrugëve” – Shaqir Totaj tregon projektet për Prizrenin

I ftuari i radhës në emisionin Blic Interview me Astrit Gashin, ishte kryetari i Komunës së Prizrenit, i cili po synon edhe një mandat tjetër, Shaqir Totaj, raporton GazetaBlic.

Shaqir Totaj ka folur për projektet më të fundit që janë duke u realizuar në qytet, duke theksuar një nga ndryshimet më të mëdha që ka ndodhur kohët e fundit.

Ai tregon për një objekt të vjetër që ka qenë pronë e ndërmarrjes tregtare “Liria”, ku tregon se në bashkëpunim me AKP e kanë privatizuar dhe shkatërruar për të hapur një shesh të ri dhe për të ndërtuar një rreth-rrotullim të ri, që ka ndikim të madh në përmirësimin e qarkullimit të trafikut në hyrje dhe dalje të qytetit të Prizrenit.

Ndër të tjera ai shton se tani po ndërtohet baza për vendosjen e simbolit të vrapueses së Prizrenit, ku thotë se ky do të jetë një simbol antik i qytetit tonë.

“Këtu e kemi një ndryshim shumë të madh, këtu në mes ka qenë një objekt i vjetër, pronë e ndërmarrjes tregtare Liria të cilin ne në bashkëpunim me AKP e kemi privatizu e kemi ble, pastaj e kemi rrënu dhe e kemi hap këtë shesh, e kemi bë këtë rreth rrotullim këtu, dhe kemi bërë një njye ku është shkarku komunikacioni në hyrje e dalje të qytetit të Prizrenit. Përveç asaj këtu ku po punohet tani te ky rrethi do të ndërtohet baza për vendosjen e simbolit të Przrenit, vrapueses së Prizrenit. Do të jetë një simbol shumë i madh i cili reflekton vrapuesen e Prizrenit, një simbol antik i qytetit tonë. Kemi vendos me qit bash këtu, sepse është një shesh bukur i madh, dhe në një farë mënyre vendi e kërkon një objekt simbolik dicka që e ilustron atë karakterin historik dhe kulturor të Prizrenit, e kush më mirë se vrapuesja e Prizrenit kish me ilustru atë vend bash këtu”, tha ai.

Totaj përmendi gjithashtu se gjatë mandatit të tij të ardhshëm, do të punohet për zgjerimin e rrugëve të tjera dhe për përfundimin e projektit të unazës së qytetit, e cila do të krijojë mundësi për një lëvizje më të shpejtë dhe me më pak pritje në rrethrrotullime.

“Qarkullimi i veturave nëpër Prizren nuk ka përfundu projekti komplet, mirëpo matjet që i kemi. Kjo ka ndiku shumë pozitivisht në shkarkim të një pjese të madhe të trafikut, e atje është një rrugë tjetër e cila në mandatin tjetër do të rregullohet, do të zgjerohet e atëherë edhe një arterie tjeter zgjenohet dhe hala më teper shkarkohet trafiku urban nëpër qytet dhe krijohen parakushte që gjatë krejt unazës së qytetit të kemi një shkarkim, të kemi një lëvizje më të shpejt dhe pritjet nëpër rrathë janë shumë më të vogla”, përfundoi ai për GazetaBlic.