Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se subvencionimi për bujqit dhe blegtorët nga Lugina e Preshevës është një hap domethënës në përkrahjen e vazhdueshme që Qeveria e Kosovës po jep për ruajtjen dhe zhvillimin e potencialit tonë kombëtar.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se e falënderon Kurtin që çdo ide dhe angazhim, që sipas saj, po e kthen në veprime konkrete.
“Faleminderit për gjithçka që po bëni për ne në Luginën e Preshevës! Një falënderim i veçantë shkon edhe për zv. Kryeministrin Besnik Bislimi për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që po tregon në këtë drejtim”.
“Faleminderit Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë përkrahje të madhe, e cila jo vetëm që ndihmon bujqësinë dhe blegtorinë, por krijon edhe mundësi të reja për zhvillimin e agroturizmit, duke rritur ekonominë lokale dhe promovuar potencialin e Luginës së Preshevës si një destinacion unik”, ka thënë Sinani.



Të tjera
Ndiheni të stresuar? Këto vitamina ju largojnë këtë ndjesi
Bakteret mund të depërtojnë deri në tru, lani dhëmbët!
Disa ushqime e parandalojnë kancerin e pankreasit