Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka thënë se organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimon spastrimin etnik dhe pasivizimin diskrimues të shqiptarëve të Luginës.
Sinani ka pohuar se “Gjykata Kushtetuese ka refuzuar ankesën e Safet Demirit nga Medvegja për kthimin e adresës”.
“Përveç legjitimimit të diskriminimit të skajshëm rreth pasivizimit, Gjykata Kushtetuese, me një vendim antikushtetues si ky, po punon në dekurajimin e shqiptarëve të Luginës në betejën e tyre për drejtësi e barazi”, ka pohuar ajo në postimin e bërë në Facebook.
Tutje, ajo ka shkruar se “Sadik Demiri është shembulli më i mirë i diskriminimit që po ua bënë shqiptarëve Serbia, e në të njëjtën kohë edhe shembull se si nuk duhet të dorëzohemi”.
“Andaj, kur Serbia, nëpërmjet organit të saj më të lartë të drejtësisë po vazhdon avazin e vjetër, shqiptarëve të Luginës u mbetet që drejtësinë ta kërkojnë në institucionet ndërkombëtare të drejtësisë. Nga atje do ta mundim diskriminimin e Serbisë dhe po atje do të vendosim drejtësinë”.



Të tjera
Hamza pret ambasadorin slloven, flasin për zhvillimet politike në vend
Pini lëng majdanozi çdo mëngjes për të rënë në peshë
Rizvanolli:Në operim tri njësi të KEK-ut, B2 dhe A3 priten të rikthehen sot