Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit ka siguruar një ulëse në Kuvend, nga procesimi i rreth 99 për qind të vendvotimeve në Kosovë. Megjithatë, Lista Serbe si partia më e madhe ska deklaruar se i ka siguruar të gjitha dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb.
Partia e Rashiqit deri tash ka marrë 4388 vota apo më shumë se 11 për qind të votave që kanë shkuar për partitë e komunitetit serb. Sipas kësaj përllogaritje, nga 10 vendet e rezervuara për komunitetin serb, Rashiqi siguron njërën ulëse. Bazuar në këto rezultate, Lista Serbe ka ruajtur 9 ulëset me 39 mijë e 545 vota.
E pavarësisht kësaj, kryetari i Listës Serbe, Zllatan Ellek në një konferencë për media ka thënë se partia që ai udhëheq i ka marrë 90 për qind të votave të komunitetit serb dhe të gjitha ulëset në Kuvend.
Rashiq siguroi një ulëse edhe në zgjedhjet e shkurtit. Si i vetmi deputet i partisë së tij, ai u zgjodh nënkryetar nga komuniteti serb, pas refuzimit të shumicës së Kuvendit për të votuar propozimet nga Lista Serbe.



Të tjera
Ushqimet që kanë shumë kalcium dhe e zëvendësojnë qumështin
Do të thuhet gjithçka për këtë fitore, sepse e madhe shumë
Limaj nuk e ‘çan’ rrethimin as në Malishevë, VV-ja del e para