Sirena alarmi u dëgjuan në disa zona të Izraelit pasi Irani nisi një sulm të ri me raketa, njoftuan autoritetet izraelite.
Sipas ushtrisë, sistemet e mbrojtjes ajrore u aktivizuan menjëherë dhe arritën të interceptojnë një pjesë të raketave në ajër.
Autoritetet dërguan gjithashtu njoftime paralajmëruese në telefonat mobilë të qytetarëve në zonat e rrezikuara, duke u bërë thirrje të qëndrojnë në strehimore deri në një njoftim të dytë.
Nuk ka ende raportime të konfirmuara për dëme apo viktima, ndërsa situata mbetet e tensionuar. /mesazhi



Të tjera
Meshkujt me vetura luksoze nuk u bëjnë përshtypje vajzave që duan lidhje serioze
Vuçiq aktivizon Milan Radoiçiqin dhe rrjetin e tij kriminal për të manipuluar zgjedhjet lokale në Serbi
Edhe Vini Jr. dyshohet për dëmtim