Banka Botërore ka bërë të ditur se e drejta e Sirisë për financim nga ky institucion financiar ndërkombëtar është rivendosur pasi Arabia Saudite dhe Katari shlyen borxhin prej 15.5 milionë dollarësh të vendit ndaj bankës, transmeton Anadolu.
Borxhet, që i detyroheshin Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), respektivisht fondit të Bankës Botërore për vendet më të varfra të botës, banka tha se u shlyen që nga 12 maji, duke rikthyer të drejtën e Sirisë për operacione të reja.
“Nga 12 maji i vitit 2025 nuk ka bilanc të mbetur të papaguar në kreditë e IDA-s për Republikën Arabe Siriane”, tha Banka Botërore, duke theksuar se çdo angazhim i ardhshëm me vendin është “në varësi të pajtueshmërisë me politikat operacionale të Bankës Botërore në fuqi”.
Ky veprim erdhi pas njoftimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili të martën në Forumin e Investimeve Arabi-Amerikane në Riad tha se ai do të urdhërojë heqjen e sanksioneve “brutale dhe paralizuese” të SHBA-së ndaj Sirisë, të cilat u vendosën para rënies së regjimit të Asadit.
Një ditë pas njoftimit, Trump u takua në Arabinë Saudite me presidentin sirian, Ahmed al-Sharaa, duke shënuar takimin e parë midis liderëve të dy vendeve në 25 vjet.
Bashar al-Assad, lider i Sirisë për pothuajse 25 vjet, u arratis në Rusi më 8 dhjetor të vitit 2024, duke i dhënë fund regjimit të Partisë Baath, e cila ishte në pushtet që nga viti 1963.
Al-Sharaa, i cili udhëhoqi forcat kundër regjimit për të rrëzuar Assadin, u shpall president për një periudhë kalimtare në fund të muajit janar.



Të tjera
Pse duhet të konsumoni më shumë pemë dhe perime
Kjo është mosha kur bëhemi më pak aventuresk
Çajet që bëjnë zëvendësimin ideal të ujit