Edhe Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas situatës së krijuar me vërshimet si pasoj e reshjeve të shiut.
Në njoftimin e komunës thuhet se për shkak të situatës së krijuar gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor është shtyrë deri më 12.01.2026, shkruan KosovaPost.
Njoftimi i plotë:
Njoftim për qytetarët
Për shkak të kushteve të vështira klimatike, reshjeve të shumta dhe vërshimeve në Komunën e Junikut, Komuna e Junikut ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka formuar shtabin emergjent.
Në këtë kuadër, fillimi i gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2025/2026 shtyhet deri më 12.01.2026.
I lusim qytetarët për kujdes të shtuar dhe të ndjekin njoftimet zyrtare.
Ditët e humbura të mësimit do të kompensohen.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar