Izraeli nuk do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi situatën në Rripin e Gazës, njoftoi ambasadori izraelit në OKB.
“Dua t’ju informoj se delegacioni izraelit nuk do të marrë pjesë në këtë takim, i cili përkon me Rosh Hashanah, Vitin e Ri Hebraik”, tha Danny Danon në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit.
Pavarësisht kërkesës së Izraelit për të shtyrë diskutimin e kërkuar nga Algjeria, Gujana, Pakistani, Sierra Leone dhe Somalia, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, axhenda mbeti e pandryshuar.
“Është për të ardhur keq që Këshilli po mblidhet pa Izraelin”, shtoi diplomati izraelit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të premten.
Të tjera
Gjërat që çiftet e lumtura bëjnë çdo ditë
Policia serbe bastis shtëpinë e zyrtarit të AAK-së në Tërnoc
Pesë maska për fytyrën që mund t’i përgatisni fare thjeshtë