Transportuesit rajonalë të Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Bosnje-Hercegovinës po i bllokojnë pikat kufitare për mallra me Bashkimin Evropian prej 26 janarit, për t’i kundërshtuar kontrollet e reja të bllokut evropian, që kanë nisur qysh në tetor të vitit 2025.
Ata kërkojnë ndryshim të rregullores që përcakton se banorët e shteteve të treta mund të qëndrojnë në Zonën Schengen vetëm për 90 ditë në periudhën 180-ditore.
Për ta, kjo periudhë është shumë e shkurtër dhe ua vështirëson punën. Pasojat e bllokadës mund ta prekin edhe Kosovën.



Të tjera
Çka përfaqëson opozita në Kosovë? Sejdiu thotë se këto parti s’kanë qëndrime të qarta
Miratimi i rezolutës nga Komiteti, hap i rëndësishëm për shqiptarët
Dërgohen në mbajtje për 48 orë zyrtarët komunalë të Prishtinës, që u arrestuan në aksionin e sotëm