Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka dhënë sërish qëndrimin e saj, ku tha se nuk janë të detyruar ta votojnë një person në mendësinë antikushtetuese që s’e gjejnë veten.
Ndërsa e quante Albin Kurtin deputet, nuk komentoi gjatë qëndrimin e tij se i ka votat për qeveri, pasi sipas saj, kanë ushtruar veçse kallëzim penal për të, transmeton klankosova.tv.
”Nuk vlerësoj që as kam nevojë më të komentoj, për faktin se kemi ushtruar kallëzim penal ndaj tij”.
”Jemi lodhë pak edhe me lojë të fjalëve. Kemi hy me njëfar cikli të pyetjeve edhe përgjigjeve të njëjta secilën herë”.
”Nuk mund të bëhet asnjëherë kryetari i kuvendit pa marrëveshje politike”.
”Në çdo variant ka nevojë të ketë një marrëveshje politike në mënyrë që të krijohet një shumicë”.



Të tjera
Gjashtë ushqime që ju ndihmojnë të flini më mirë
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore