Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka cilësuar skandal shtetëror deklaratën e Albin Kurtit se nuk do të jap para për kryetarët e komunave që ‘’që nuk dinë të punojnë apo për ata që vjedhin’’.
Rama ka thënë se deklaratat e Kurtit janë kërcënim i hapur ndaj demokracisë dhe qytetarëve.
“Deklaratat e Albin Kurtit janë kërcënim i hapur ndaj demokracisë dhe qytetarëve të Kosovës. Askush nuk ka të drejtë t’i frikësojë qytetarët me buxhetin e tyre! Paratë publike nuk janë pronë e Kurtit, as e ndonjë partie janë pronë e popullit të Kosovës”, ka thënë Rama.
“Kurti po i përdor investimet shtetërore si mjet shantazhi elektoral, duke u përpjekur ta blejë vullnetin e njerëzve me para publike. Kjo është e turpshme, e rrezikshme dhe në kundërshtim me çdo parim demokratik”, ka thënë ai.
Rama ka thënë se nuk do të heshtë ndaj mentalitetit autokrat të Kurtit.
“Si kryetar i Prishtinës, nuk do të hesht përballë një mentaliteti autokratik që kërkon t’i ndajë qytetarët në “tanët” dhe “të tjerët.” Ne do të vazhdojmë të punojmë për çdo qytetar, pavarësisht përkatësisë partiake, sepse zhvillimi nuk vjen nga kërcënimi, por nga puna e ndershme”, ka thënë ai.
“Kushdo që e përdor buxhetin e shtetit për të ndëshkuar apo shpërblyer votues, e ka humbur të drejtën morale për të udhëhequr”, ka thënë Rama.



Të tjera
“13 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së: Plagë e hapur që Serbia nuk e mbylli kurrë”
“Flamuri shqiptar në protestat e Novi Sadit: Mes mesazhit të tolerancës dhe provokimit të heshtur”
Është koha për të ndërtuar një Evropë të re dhe të pavarur