Kuvendi i Kosovës zgjodhi Qeverinë Kurti 3

S`ka kourum, ndërpritet seanca e jashtëzakonshme, do të ketë edhe një seancë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu i ka ndërprerë punimet e seancës së jashtëzakonshme, në të cilën pritet votimi i ndryshimeve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit.

“Konstatoj se në seancë janë 93 deputetë, përfshirë këtu edhe 9 deputetë nga komunitetet tjera, që nënkupton se nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin për votim të amendamenteve kushtetuese. Do të njoftoheni kur të plotësohen kushtet”, ka thënë Haxhiu.

Po ashtu, Haxhiu i ka ftuar deputetët që të qëndrojnë në ambientet e Kuvendit, pasi ka thënë se do të ketë edhe një seancë tjetër.

“Do të ketë edhe një seancë tjetër, prandaj ju ftoj të qëndroni në ambientet e Kuvendit. Seanca do të jetë në orën 22:00”, ka shtuar Haxhiu.