Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është deklaruar para mediave, pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, për çështjen e presidentit.
Abdixhiku tha se nga këto diskutime, nuk pati lëvizje të reja dhe si rezultat s’ka marrëveshje akoma, raporton Klankosova.tv
Megjithatë, sipas tij, takimet do të vazhdojnë që të gjendet një zgjidhje, sepse në të kundërtën, vendi shkon në zgjedhje.
“Nuk kemi ndonjë të re. Zhvillova takimin e radhës me kryetarin e LVV dhe kryeministrin Albin Kurti. Diskutuam për afatin kohor, kemi më pak se 3 javë për të arritur një konsensus dhe për të arritur një marrëveshje eventuale, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Po provojmë që përmes takimeve të gjejmë një zgjidhje të përbashkët. Nuk kemi ndonjë lëvizje të re nga ky takim i sotëm”, tha Abdixhik



Të tjera
Ardian Ismajli flet pasi u shpall lojtari i ndeshjes në Serie A
Gjërat që duhet t’i dini para se të depiloheni në shtëpi
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin