Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka folur për situatën në Kuvend, duke thënë se është bërë e neveritshme.
Ai u shpreh se është mungesë e një marrëveshje politike dhe e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin, përcjell Klankosova.tv.
“Është mungesë e një marrëveshje politike, kjo dëshmon që është edhe mungesë e vullnetit politik për të konstituuar Kuvendin, tashmë është bërë tepër e gjatë dhe e neveritshme, krejt duan Kuvend, krejt njerëzit po presin që të kalohet te çështja e Qeverisë, sepse vendi edhe pa Qeveri edhe pa Kuvend po vazhdon me jetu”.
“Vendimet politike, vendimet që u takojnë politikanëve dhe njerëzve të zgjedhur nuk u takon me e delegu tek organet e tjera kushtetuese, duke përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh tutje ai.



Të tjera
Mbani në kontroll diabetin më këto ushqime
Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve
Programi festiv në Serbi shndërrohet në shovinizëm ndaj shqiptarëve