Skandal në Europian, presidenti i federatës ruse e quan tradhtar dhe shtyn sportistin e Shqipërisë

Sportisti Chermen Valiev u shpall kampion i Europës për peshat 74 kg në stilin e lirë pasi triumfoi me rezultatin 4-2 kundër rusit Zaurbek Sidakov, me këtë të fundit që garoi me flamur neutral për shkak të pezullimit të Rusisë.

Por një skandal ka ndodhur gjatë dhënies së medaljes së artë. Presidenti i Federatës Ruse ka ushtruar forcë ndaj Valiev teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar.

Kjo është bërë e ditur nga KOKSH, duke shkruar kësisoj: “Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë.

Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes dhe Zv/Presidenti i Federatës Botërore të Mundjes, Mikhail Mamiashvili, në momentin e dorëzimit të medaljes së Artë për Chermen Valiev, si Kampion Europe për Shqipërinë, ka bërë një gjest skandaloz, duke ushtruar forcë teksa i vendoste në qafë medaljen dhe më pas duke e shtyrë me duar.