Gazeta Express, mëson se në pikën kufitare në Bërnjak dhe Jarninje, Policia e Kosovës ka sekuestruar disa materiale, fletë votime me të cilat, shteti serb ka planifikuar që të manipulojë procesin zgjedhor në komunat ku Lista Srpska ndihet më e rrezikuar nga kundërshtarët e saj, siç është komuna e Zubin Potokut, atje ku, Stevan Vulovic dhe subjekti Kosovski Savez, është duke rivalizuar kandidatin e Listës Srpska.
Sipas burimeve, bëhet e ditur se fletëvotimet në fjalë janë planifikuar që fillimisht të futën në Kosovë, e pastaj, të njëjtat të futën edhe në kutitë e votimit.
Ndryshe, më herët, Gazeta Express, ka raportuar edhe për presion që Serbia po ushtron mbi votuesit serbë të Kosovës. Për këtë, madje, shteti serb ka angazhuar edhe ish-policët që kanë dhënë dorëheqje në vitin 2022 nga detyrat e tyre.



Të tjera
Receta që zhduk qeskat nën sy dhe rrudhat për katër ditë
Interi fiton në udhëtim te Genoa dhe rikthehet në krye të tabelës
Mërgata jonë me zemër të madhe e bujare – bashkatdhetarë, bashkë për atdheun