Sport
Skandaloze: Tifozët e Sparta Pragës shpalosin flamurin “Kosova është Serbi”
Sulmuesi serb, Veljko Birmancevic është në qendër të vëmendjes në Pragë.
Futbollisti i klubit Sparta Praga është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e djeshme ndaj Banik Ostrava, ku skuadra e tij humbi me rezultatin 1-3.
Sipas mediave çeke, futbollisti ka pasur përleshje me drejtorin e klubit, andaj ai është lënë jashtë grumbullimit, teksa njoftimi zyrtar i klubit është se ai është i lënduar.
Megjithatë, skandali vazhdoi gjatë takimit Sparta Praga – Banik Ostrava, ku tifozët vendas shpalosën një baner në mbështetje të sulmuesit serb, ku ndër të tjera shihen edhe flamujt “Kosova është Serbi” dhe “S’ka dorëzim”.
Kujtojmë se në ekipin e Sparta Pragës luajnë katër shqiptarë (Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi, Qazim Laçi e Indrit Tuci).
Të tjera
Lëngu i bizeleve si trajtim treditor për pastrimin e mëlçisë
Jasharaj thotë se gjendja në shkollat publike nuk është e mjerë, por as shumë e mirë
Vetëm qeveria mund të më heqë mandatin për dialogun