Rozacea është një sëmundje kronike, relativisht e shpeshtë e lëkurës që karakterizohet nga skuqje të fytyrës me ose pa puçrra të vogla të kuqe. Shkaqet e sëmundjes janë ende të panjohura.
Shenjat kryesore të sëmundjes janë:
- Skuqje e fytyrës e lokalizuar kryesisht në pjesën qendrore të saj.
- Enët e vogla të gjakut në hundë e faqe zgjerohen dhe bëhen të dukshme.
- Pa-pula ose puçrra të kuqe dhe me qelb që ngjasojnë me elementët e aknes.
- Lëkura është e nxehtë dhe e ndjeshme.
- Probleme të syve: tharje, konjunktivit, blefarit (kapakët e syve mund të jenë të skuqur, të enjtur e të irrituar).
Rreth 58 % e pacientëve të diagnostikuar me rozacea kanë prekje të syve. Në disa raste shenjat e prekjes të syve mund të paraprijnë ato në lëkurë.Ndryshime në hundë: trashje e lëkurës së hundës (rhinophyma) si pasojë e hipertrofisë së gjëndrave të yndyrës. Shfaqet në raste të ralla e më të rënda, zhvillohet me kalimin e viteve dhe prek më shpesh pacientët meshkuj.
Çfarë duhet të kemi parasysh:
Evitimi i faktorëve që agravojnë sëmundjen-aplikimi i kremit mbrojtës nga dielli me filtër më të madh se 30 Gjatë stinës të dimrit: mbrojtje e fytyrës me një shall në rast ekspozimi ndaj temperaturave të ulta dhe vendosja e temperaturave jo shumë të larta në ambientet e brendshme.
Përdorimi i larësve delikat-evitimi i produkteve të përkujdesjes së përditshme që përmbajnë alkool apo substanca irrituese.



Të tjera
Nuk jemi kundër koalicioneve, por se duam varësinë nga subjektet e tjera
SHBA nuk do të marrë pjesë në samitin e G20-tës në Afrikën e Jugut
Pas moshës 40 vjeç fillojmë të bëhemi më të shkurtër…