Kosova e ka mësuar rrugëtimin e saj në play-off për kualifikim në Kampionatin Botëror.
“Dardanët” në gjysmëfinale do të ndeshen me Sllovakinë në Bratislavë.
Në rast fitoreje, atëherë, Kosova në “Fadil Vokrri” do ta presë fituesin e ndeshjes Turqi – Rumani.
Sllovakia, kundërshtari i parë i Kosovës aktualisht renditet në vendin e 45-të në FIFA, kurse “Dardanët” zënë pozitën e 80-të.
Në Transfermarkt, Sllovakia ka vlerë aktualisht prej 138 milionë euro, shtatë milionë më shumë sesa Kosova, shkruan Gazeta Express.
Katër fitore dhe dy humbje ishte bilanci i Sllovakisë në kualifikimet e rregullta për Botëror, teksa shënoi pesë gola dhe pranoi tetë të tjerë.
Në anën tjetër, Kosova pati tri fitore, dy barazime dhe një humbje, ndërsa shënoi pesë gola dhe pranoi po pesë, të gjitha nga Zvicra.



Të tjera
Kosova shkëlqeu në kualifikime
Pasuria lidhet më shumë me ADN-në sesa me punën dhe fatin
Ja si ta kuptoni se vuani nga artriti