Mijëra qytetarë u mblodhën të premten në Sheshin e Lirisë në kryeqytetin sllovak për të protestuar kundër kryeministrit Robert Fico dhe politikave të tij të konsideruara pro-ruse dhe anti-evropiane.
Demonstrata, e cila përfshiu edhe qytete të tjera të Sllovakisë, erdhi në reagim ndaj vizitës së fundit të Ficos në Moskë, ku ai ishte i vetmi lider nga një vend anëtar i BE-së që mori pjesë në festimet për 80-vjetorin e fitores ndaj nazizmit.
Protestuesit brohorisnin slogane si “Mjaft me Fico-n”, “Sllovakia është Evropë” dhe “Qëndroni aty”, duke e bërë të qartë se nuk ndajnë vizionin politik të qeverisë aktuale.
Organizatorët theksuan se “Fico nuk përfaqëson Sllovakinë”, ndërsa kritikat ndaj tij janë rritur pas deklaratave për ndërtimin e një “marrëdhënieje miqësore” me Rusinë.
Kremlini ka përdorur tradicionalisht festimet e Ditës së Fitores për të demonstruar fuqinë e vet ushtarake.
Këtë vit, Presidenti rus Vladimir Putin shfrytëzoi rastin për të lavdëruar trupat që luftojnë në Ukrainë, gjë që ka nxitur edhe më shumë zemërim në Perëndim dhe në pjesë të opinionit sllovak.
Fico, i kthyer në pushtet në vitin 2023 me partinë e majtë Smer, ka shkaktuar polemika për retorikën e tij anti-BE dhe qasjen euroskeptike.
Qeveria e tij është përballur me protesta të përsëritura për shkak të qëndrimeve të saj pro-Kremlinit dhe kërcënimeve të hapura për largimin e Sllovakisë nga NATO, shkruan oranews.al.Lëvizja qytetare në rrugët e Bratislavës tregon për një ndarje të thellë brenda vendit dhe për një rezistencë të fortë ndaj kthimit të Sllovakisë drejt boshtit lindor.
Të tjera
Moska po kërkon zgjerimin e lu*ftës
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese – Fitorja është e jona!
Shukri Buja nis fushatën në Lipjan me një atmosferë elektrizuese!