Nga Faton Gashi
Vedrana Rudan është shkrimtarja ime e preferuar dhe unë, një mik i saj virtual. Përnjëmend, një mik si në kohërat viktoriane, që kënaqet me një mesazh të thjeshtë përgëzimi në inbox.
Rudan, siç njihet në Kroaci, ka qenë gazetare, për një kohë redaktore dhe një shkrimtare tejet e kërkuar.
Por tani, ajo po përballet me një betejë të vështirë me shëndetin.
Përveçse një artiste e fjalës, Rudan është edhe një njohëse e hollë e botës mashkullore. Shejtanja deri më tani ka “shpenzuar” tre burra: i pari ishte i mençur, i dyti i pasur, ndërsa i treti njëzet vjet më i ri. Kur vjen puna te cilësitë mashkullore, ajo është një enciklopedi më vete.
Vet e pranon se është eksperte në këtë temë. Ja çfarë thotë:
“Nëse ai ngrit zërin, ju fyen, ju qorton, ju poshtëron ose ju nënçmon, kjo tregon vetëm dhe ekskluzivisht se ai ka ‘burrëri’ të vogël.
As ‘burrëria’ e tij nuk do të rritet me kalimin e kohës, as ai nuk do të bëhet më normal.
Mos e humbni kohën dhe nervat tuaja me ‘xhuxha mendore’. Ata ëndërrojnë çdo ditë se një mëngjes do të zgjohen të mëdhenj.”
O xhuxh, ngrite argumentin, jo zërin! Është shiu që rrit lulen, jo bubullima!
The post “Slušaj” Valone! appeared first on Kosovapost.net.
Të tjera
Deklarata e tij zemëroi Parisin, Franca ka thirrur ambasadorin amerikan për sqarime
OBI kundërshton planet e Iz*raelit për pushtimin e Rripit të Ga*zës Organizata për
Reforma në sistemin prokurorial synon forcimin e pavarësisë