Puna për sezonin e ri televiziv vazhdon dhe bashkë me të edhe risitë që po vijnë në ekran.
TCH ka ardhur këtë sezon me shumë ndryshime, moderatorë e emisione të reja dhe të larguara, por gjithnjë me risi.
Lori Hoxha ka postuar së fundmi një foto me “trurin” e programeve televizive të TCH, që është stafi dhe producentët.
Mirëpo, përtej fotos ajo që tërhoqi jo pak vëmendje ishte shkrimi i Lorit në foto.
“I bëj tag lirisht se s’mi merrni dot…”, shkruan Lori ndërsa në foto shihet edhe producentja Sara Hoxha e moderatori Ledion Liço.

Apo mos ishte një “kunjë” për të “larguarit” nga ky staf, duke postuar vetëm “besnikët”?
Kujtojmë se e fundit që është larguar nga stafi i TCH (zyrarisht) deri më tani është Olsa Muhameti, e cila ka nisur një rrugëtim të ri në “Klan Kosova” si producente ekzekutive e BBVK.



Të tjera
Qeveria mbështet Sharrin me gati 1 milion euro për qendrën e re kulturore
Do të bashkëpunoj me të gjitha institucionet në Prishtinë, KFOR-in, EULEX-in e me OSBE-në
S’frikësohemi, jemi këtu për t’u betuar