Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në Ballkan

S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në Ballkan

Deputetja britanike Alicia Kearns, ka thënë se është një gëzim i vërtetë të jetë në Kosovë për të festuar 18-vjetorin e Pavarësisë së saj!

“Miqtë e Kosovës duhet të qëndrojnë pranë saj në mbrojtje të vetëvendosjes, paqes dhe sigurisë sonë të përbashkët. Një fener i demokracisë në një rajon të vështirë, ne nuk mund të rrimë duarkryq ndërsa ambiciet imperialiste kërcënojnë sigurinë në mbarë Ballkanin”, ka shkruar ajo në  X.