Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur për zgjedhjet lokale që do të mbahen këtë vit, duke thënë se Përparim Rama sipas tij e ka ‘‘shumë të vështirë’’ me fitu prapë.
Ahmeti ka thënë se nuk mund të thuash vazhdimisht se ‘‘nuk më kanë lanë’’.
‘‘Mendoj që Përparimi e ka shumë vështirë me fitu, mendimi jem. Mendoj që ka një pakënaqësi jashtëzakonisht të madhe me trafik. Programet politike nuk t’i fitojnë zgjedhjet, zgjedhjet t’i fitojnë më thënë kështu, në qoftë se mundesh me instalu tek qytetarë atë që ke dashtë me bë. Në zgjedhjet e para kur kam shku unë kam thanë tri sene, autobusat, çerdhet edhe uji. Qato tri sene ju patën kalitë njerëzve në kry. Trafiku është problem i jashtëzakonshëm. Dhe kjo lufta me qeverinë, mundesh me bë një vit dy, me thonë nuk më kanë lanë, por nuk mundesh, se në fund të fundit nuk iu intereson. Çështja është a ke kry punë’’, ka thënë ai, shkruan Gazeta Express.
Të tjera
Deputeti gjerman kërkon që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt
Mbahet shqyrtimi fillestar ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Slavko Simiq
Bulliqi thotë se Podujeva do të bëhet me park bujqësor