Efektivët e Batalionit të Forcave Speciale të Regjimentit të Operacioneve Speciale (ROS) u renditën në vendin e tretë, duke fituar medaljen e bronztë në garën elitare ndërkombëtare “Best Sniper Team Competition”, organizuar në Isparta, Turqi, nga data 5 deri më 15 maj 2025.
Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se, në këtë aktivitet me pjesëmarrjen e 26 ekipeve snajperiste nga 18 vende, operatorët shqiptarë përfaqësuan me dinjitet Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke dëshmuar përgatitje profesionale, precizion operacional dhe angazhim të lartë në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare të sigurisë dhe mbrojtjes.
Kjo arritje përbën një vlerësim të qartë për kapacitetet e specializuara të Forcave tona Speciale dhe një kontribut domethënës në imazhin dhe besueshmërinë e Shqipërisë në fushën e sigurisë ndërkombëtare.
“Snajperistët e ROS-it janë krenaria e elitës shqiptare”, thekon MM.atsh.
Të tjera
Hill ishte kundër UÇK-së, tentoi të më njollosë mua e Albrigt-in
Jashari priti në takim Adjutantin e Përgjithshëm të Gardës së Ajovas
Bislimi mirëpret bursistët e `Skemës së Profesionistëve të Rinj`