Socialistët do të festojnë mbrëmjen e sotme fitoren e 11 majit. Ftesa e dërguar në grupet e komunikimit të përdorura nga Partia Socialiste në fushatë, thekson se organizimi do të zhvillohet në orën 18:00, në ambientet e Pallatit të Brigadave.
Të ftuar janë kandidatët e PS në listat zgjedhore të 11 majit, por jo vetëm.
Në këto zgjedhje, PS fitoi një mandat të katërt, historik, duke siguruar plot 83 vende në Kuvendin e Shqipërisë.
Partia Demokratike, e cila mori vetëm 50 vende, ka deklaruar se nuk i njeh zgjedhjet pasi u vodhën nga Edi Rama dhe Partia Socialiste. A2



Të tjera
Dënimi i rrallë i UEFA-s që s’ka ndodhur që nga 2019-a, mund të shkojë në favor të Realit
Gjykata hedh poshtë aktakuzën ndaj Fikrim Damkës për keqpërdorim të detyrës zyrtare
Kurti u dërgon ftesa opozitës, vjen reagimi nga AAK-ja