Presidentja: Vuçiqi është kopje e Putinit

Sokol Havolli thotë se LDK-ja nuk ka votë për Vjosa Osmanin

Sokol Havolli nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se sa i përket presidentit, LDK-ja nuk do të ketë votë për rizgjedhjen e Vjosa Osmanit.

“Zgjedhja e presidentit kërkon konsensus politik. Osmani e ka pasur mbështetjen para 5 vjete nga LDK, me dakordimin e përgjithshëm politik se do ta bëjë një përfaqësim të unitetit por e dimë se ajo ka përfaqësuar interesin më shumë të LVV-së, dhe në rrethanat ku jemi ne nuk ndjejmë asnjë detyrim që të votojmë… Nëse VV do me çu Kosovën në zgjedhje edhe një herë për karrigen e Vjosa Osmanit, ajo nuk është përgjegjësi e LDK-së, është përgjegjësi e VV-së”, ka thënë ai.

“LDK-ja asnjëherë nuk e shuan ambicien për t’u rikthyer si parti e parë në vend dhe punon për këtë. Punon me program serioz”, u shpreh ai.