Sonda hënore e Kinës, Chang’e-6, ka zbarkuar të martën në Tokë, duke sjell mostra guri dhe dheu nga pjesa e largët e Hënës.
Sonda zbarkoi në veri të Kinës të martën pasdite, sipas kohës lokale.
Derisa misionet amerikane dhe sovjetike kanë mbledhur mostra nga pjesa e afërt e hënës, misioni kinez u bë i pari që grumbullon mostra nga pjesa e largët e saj.
Pjesa e afërt ajo që e shohin nga Toka, ndërsa pjesa e largët është e kthyer kah hapësira kozmike. Pjesa e largët njihet gjithashtu edhe për bjeshkë dhe gropa, për dallim nga pjesët kryesisht të rrafshëta që shihen në pjesën e afërt.
Sonda ishte nisur nga toka më 3 maj, ndërsa udhëtimi i saj zgjati 53 ditë. Sonda ka gërmuar në hënë dhe ka nxjerr gurë nga sipërfaqja e saj.
Mostrat “pritet të ofrojnë përgjigje për njërën prej pyetjeve më thelbësore në hulumtimet shkencore të hënës: çfarë aktiviteti gjeologjik është përgjegjës për dallimet mes dy pjesëve të saj?”, tha Zongyu Yue, gjeolog në Akademinë e Shkencave të Kinës, në një komunikatë të lëshuar në Innovation Monday. /rel/
Të tjera
Hetimet për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it në 2013, bastisje të reja në veri të Kosovës
Samiti i Berlinit mbahet këtë vit në Londër – liderët pritet të diskutojnë për integrimin evropian dhe bashkëpunimin rajonal
Ekspertët: Zgjedhjet e shpeshta ndikojnë në paqëndrueshmërinë politike dhe ekonomike të vendit