Sonte nis playoffi i basketbollit kosovar me super ndeshjen Golden Eagle Ylli – Peja.
Sonte ndizet atmosfera e “play-off”-it në elitën e basketbollit kosovar, me një përballje që pritet të sjellë spektakël të vërtetë. Në palestrën “13 Qershori” në Therandë, Golden Eagle Ylli pret Pejën në sfidën e parë të serisë çerekfinale.
Dueli mes këtyre dy skuadrave premton jo vetëm basketboll cilësor, por edhe emocione të forta, tension dhe adrenalinë deri në maksimum. Ylli hyn në këtë seri me avantazhin e terrenit, pasi sezonin e rregullt e mbylli në vendin e katërt, një pozitë më lart se Peja që ishte e pesta.
Fituesi i kësaj përballjeje do të përballet me Trepçën në gjysmëfinale.
Ndeshja fillon nga ora 19:30 dhe transmetohet drejtpërdrejt në Artmotion./



Të tjera
Disa anije të Marinës Amerikane kalojnë Ngushticën e Hormuzit, pason reagimi i Trump
Kryeministri Kurti ka përmbledhur vizitën e tij në Londër
Kolonët izraelitë, sërish si pitbuj në Al Aksa