Sorensen deklarohet pas takimeve me Kurtin dhe Konjufcën

Sorensen deklarohet pas takimeve me Kurtin dhe Konjufcën

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka ndarë pikëpamjet e tij, pas takimeve të ndara me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë, Glauk Konjufca.

Përmes një postimi në “X”, Sorensen u shpreh se diskutimet, si me Kurtin ashtu edhe me Konjufcën, u përqendruan në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

“Vizitova Kosovën për diskutime të mira me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e ri të Jashtëm, Glauk Konjufca. U përqendruam në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, zbatimin e angazhimeve dhe sigurimin e stabilitetit dhe progresit në rrugën evropiane” shkroi Sorensen.

Takimet e djeshme, nga qeveritarët u vlerësuan si mundësi për të shtyrë përpara procesin integrues të Kosovës – në BE.

“Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për sundim të ligjit dhe përparimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, si prioritete të qarta të agjendës sonë qeverisëse dhe për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.