Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Beograd, ku ka zhvilluar takime me presidentin e këtij vendit, Alleksandar Vuçiq dhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq.
Në një postim në X pas këtyre takimeve, Sorensen tha se u avancuan diskutimet për çështjet kyçe të dialogut.
“Takime të mira me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq, dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq, duke avancuar diskutimet për çështjet kyçe të dialogut dhe duke shqyrtuar progresin në zbatimin e Ligjit për të Huajt. U pajtuam për nevojën që të mbetemi të angazhuar dhe të punojmë së bashku për përfitime konkrete për të gjithë”, tha Sorensen.



Të tjera
Rutte: NATO po i ofron mbështetje masive SHBA-së kundër Iranit
Truri i femrës ndryshon gjatë shtatzënisë
Mesazhi i qartë i Londrës në KS: Përgjegjësit e sulmit në Banjskë duhet të ndëshkohen