Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt

Sorensen sot pritet nga Kurti, në prag të fillimit të zbatimit të plotë të Ligjit për të huajt

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter Sorensen, do të takohet sot me kryeministrin Albin Kurti.

Ky takim vie dy ditë para se Ligji për të huajt dhe ai për automjetet të fillojë të zbatohet plotësisht.

Kurti do ta presë Sorensenin në takim në orën 8:30.

Qeveria nuk ka dhënë detaje për vizitën e Sorensenit e as për atë se çfarë do të bisedohet në këtë takim. /teve1.info/