Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Peter Sorensen gjatë së mërkurës ka qëndruar në Kosovë, në vizitën e tij të parë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit transmeton KosovaPost.
Përpos kësaj, Sorensen ka takuar edhe komandatin e KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutash.
Në njoftimin e misionit të NATO-s thohet se u diskutuar bashkëpunimi me BE-në.
“Gjeneral Major Ulutaş theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të KFOR-it me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen për dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtina-s dhe Beogradit, i cili është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Rreth 200 vullnetarë, 400 thasë mbeturina – Aksion pastrimi në liqenin e Badovcit
Mihali kërkon hetim për alarmin e Gashit se ka shqiptar që “paguhen me çanta” për dezinformim pro Serbisë
Si ta luftoni migrenën në kushte shtëpie