Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, është pritur të martën në takim nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në objektin e Qeverisë në Prishtinë.
Ky takim vjen pas atij që Sorensen zhvilloi më herët gjatë ditës me presidenten Vjosa Osmani.
Vizita e Sorensenit në Prishtinë lidhet me përgatitjet për vazhdimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Raundi i fundit i këtij dialogu ishte mbajtur më 10 qershor, në nivel të kryenegociatorëve. Pas këtij takimi, Sorensen kishte deklaruar se po punohej për organizimin e një takimi të nivelit të lartë mes liderëve.
Që nga shtatori i vitit 2023, Kosova dhe Serbia nuk kanë zhvilluar një takim të tillë. Takimi i fundit i nivelit të lartë kishte ndodhur disa ditë përpara sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit, ku një grup serbësh të udhëhequr nga Milan Radoiçiq sulmuan Policinë e Kosovës, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku



Të tjera
Njerëzit me këtë grup gjaku janë më pak të rrezikuar nga Coronavirusi
Ftohje apo alergji, si t’i kuptoni simptomat?
Pesë efektet anësore të qumështit