Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin e vazhdueshëm të kryer kundër popullit të Kosovës.
Më 24 mars bëhen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të Aleancës Veri-Atlantike kundër caqeve ushtarake policore në ish-Jugosllavi.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800 mijë refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës, raporton RTKlive.
Më 12 qershor 1999 filloi vendosja e rreth 50 mijë ushtarëve nga 36 vende të botës, prej të cilëve 30 mijë ishin nga vendet e NATO-s.
Tash 27 vjet pas kësaj ndërhyrjeje, trupat e paqeruajtëse të KFOR-it janë në numër më të vogël dhe janë të vendosur në pjesë të ndryshme të Kosovës me mision paqeruajtës.
Tash NATO-ja transformohet për t’u përballur edhe me sfidat e reja, nga sulmet kibernetike e deri te parandalimet e epidemive me virus, luftën në Ukrainë e të tjera.
Por asnjë dështim i Kosovës, asnjë ndryshim në NATO, asnjë ndryshim në politikën ndërkombëtare nuk e vënë në dyshim se ndërhyrja në Kosovë ishte një gjë e drejtë dhe e domosdoshme.



Të tjera
Dalin në shitje biletat për ndeshjen e Kosovës më 31 mars ndaj Turqisë ose Rumanisë
Këshilla për femrat, si ta merrni veten pas një nate feste
Ndërhyrja e NATO-s, përgjigje ndaj gjenocidit