KQZ certifikon rezultatet e balotazhit për kryetarët e 18 komunave

Sot fillon numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

Zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë njoftuar se numërimi i votave të kandidatëve për deputetë do të fillojë sot.

 

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet pasi të numërojnë votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe diasporës.

Ndërkohë numërimi i votave të kandidatëve dhe konfirmimi i votave të subjekteve politike do të fillojë sot nga ora 12:00 për shkak se gjithë materialet gjatë tërë natës janë pranuar në Qendra Komunale të Numërimit.