Sot, zhvillohet seanca gjyqësore ndaj të dyshuarit me inicialet S.S., i cili akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile gjatë konfliktit në Kosovë, konkretisht në Komunën e Vushtrrisë.
S.S. është arrestuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Merdarë, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Ai u ndalua për 48 orë nën dyshimet për përfshirje në veprime që përbëjnë shkelje të rënda të të drejtave të njeriut dhe ligjeve ndërkombëtare të luftës.
Sipas njoftimit, S.S. dyshohet se gjatë luftës së fundit në Kosovë ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullsisë civile” në Komunën e Vushtrrisë.
Të tjera
Rritet në 246 numri i gazetarëve të vr*arë në su*lmet iz*raelite në Rripin e Ga*zës
Lista Serbe, rre*zik për stabilitetin
Prania e policisë te ura e re mbi Ibër është masë parandaluese, jo alarm