Sot mbahet seanca për sulmin në Bansjkë

Sot mbahet seanca për sulmin në Bansjkë

Sot, në Gjykatën Themelore të Prishtinës, do të mbahet seanca gjyqësore për sulmin në Banjskë të Zveçanit.

 

Përderisa seanca do të nisë nga ora 9:30, të akuzuarit Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq do të përballen me trupin gjykues, për pjesëmarrjen e tyre në sulmin e 24 shtatorit 2023 në fshatin Banjskë.

Nga ky sulm i armatosur mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.