Kuvendi i Kosovës sot do të mblidhet për herën e 24-t, në përpjekje për konstituimin e këtij institucioni. Kjo seancë do të mbahet nga ora 10:30.
Nryshe Kuvendi i Republikës së Kosovës, të enjten vijoi punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë, nën drejtimin e kryesuesit Avni Dehari.
Kryesuesi Dehari ftoi edhe njëherë subjektet politike parlamentare që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë.
Serish nuk pati propozime për anëtarë të këtij komisioni. Për përbërjen e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, votuan 55 deputetë, një votoi kundër, ndërsa abstenime nuk pati.



Të tjera
Efektet anësore të punës në zyrë
Gabimet që nuk duhet t’i bëni në Instagram
E verdha e vezës, magjike për të rinuar lëkurën