Sot nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet lokale, e cila do të zgjasë deri më 12 tetor, ditë në të cilën qytetarët e Kosovës do të votojnë për përfaqësuesit e pushtetit lokal.
Lëvizja Vetëvendosje aktivitetin e saj hapës e zhvilloi mbrëmë në Prishtinë, një ditë para nisjes zyrtare të fushatës, gjë për të cilën është kritikuar nga organizata që monitorojnë zgjedhjet.
Ndërkohë, partitë tjera politike kanë paralajmëruar për sot aktivitetet e tyre hapëse në kryeqytet. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është subjekti i parë që e nis fushatën, duke filluar nga ora 13:00 në Prishtinë. Më pas, në ora 14:00, Nisma Socialdemokrate hap fushatën e saj. Lidhja Demokratike e Kosovës e mban tubimin e saj të parë nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës nga ora 19:00 në sheshin “Skënderbeu”.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në këto zgjedhje garojnë 38 subjekte politike, janë 206 kandidatë të certifikuar për kryetarë komunash.
Të drejtë vote më 12 tetor do të kenë mbi 2 milionë 69 mijë qytetarë. Prej tyre, 2 milionë e 25 mijë e 105 qytetarë do të votojnë brenda Kosovës, ndërsa 43 mijë e 993 me postë. Procesi zgjedhor do të organizohet në 938 qendra të votimit, me gjithsej 2 mijë e 625 vendvotime.
Të tjera
Serbi i arrestuar dje për krime lufte dyshohet se mori pjesë në vrasjen e 71 civilëve shqiptarë në Vushtrri
BE-ja ‘harron’ agresioni e Serbisë mbi Kosovën, ‘kukat’ mbylljen e zyrave paralele serbe
Kina dhe Rusia me aleatë po ndryshojnë rendin botëror