Vazhdimi i seancës konstituive është paraparë të nisë në orën 10:30, por as sot nuk pritet të ketë ndryshim të qëndrimeve nga subjektet politike.
Të martën dështoi përpjekja e 15-të, e ku rrjedha e seancës ishte e ngjashme me ato paraprake.
Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër, Avni Dehari e përsëriti kërkesën për subjektet politike që nuk i kanë propozuar deputetët për anëtarë të Komisionit për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë, që ta bëjnë këtë, por sërish nuk pati propozime nga deputetët e partive që ishin në opozitë në legjislaturën e kaluar.
Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim, por sërish nuk pati vota të mjaftueshme.
Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani, për sot ka thirrur në takim krerët e partive politike për tejkalimin e kësaj bllokade, e të cilët i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për takim.



Të tjera
“Nëse jetoni në të kaluarën, do të vdisni në të kaluarën”, këshillat që ju duhen për sukses
Të flini pranë dikujt që gërhet mund t’ju shkakton probleme serioze shëndetësore
Përfitimet që merr organizmi nga antioksidantët, burimet natyrore