Maqedonci: Sot pranuam dërgesën e radhës të sistemeve raketore antitank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk

Sot pranuam dërgesën e radhës të sistemeve raketore antitank OMTAS, të kontraktuara me prodhuesin shtetëror turk

Sot është pranuar dërgesa e radhës e sistemeve raketore anti-tank OMTAS, në kuadër të kontratës së nënshkruar në dhjetor të vitit 2023 me prodhuesin shtetëror turk Roketsan, transmeton KosovaPost.

Sistemi OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për neutralizimin e mjeteve të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe për goditjen e fortifikatave mbrojtëse ushtarake.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, theksoi se forcimi i kapaciteteve anti-tank është pjesë e drejtpërdrejtë e strategjisë për rritjen e aftësive mbrojtëse të ushtrisë.

“Rritja e llojllojshmërisë dhe sasisë së sistemeve raketore anti-tank për ushtrinë tonë ka për qëllim mbulimin e distancave të ndryshme të veprimit, terreneve dhe skenarëve të kërcënimit, duke rritur fleksibilitetin operacional,” tha ministri Maqedonci.

Ai shtoi se investimet në armatim modern kontribuojnë drejtpërdrejt në rritjen e gatishmërisë luftarake dhe sigurisë kombëtare.