Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu tha se sot pritet të mbahet edhe një seancë tjetër, ajo për formimin e qeverisë. “Për këtë do të njoftoheni me kohë”, u tha Haxhiu deputetëve.
Kuvendi i Kosovës cilësohet i konstituar pas zgjedhjes së Albulena Haxhiut kryetare e legjislaturës së dhjetë dhe votimit të pesë nënkryetarëve: Ardian Golën nga LVV, Vlora Çitakun nga PDK, Kujtim Shalën nga LDK, Sllavko Simic nga Lista Serbe dhe Emilja Rexhepi nga grupi multietnik.
Haxhiu përmendi nevojën urgjente të formimit të Grupeve Parlamentare e Komisioneve Parlamentare.
“Njoftimi për formimin e Grupit Parlamentar duhet t’i dërgohet kryetarit të Kuvendit jo më vonë se shtatë ditë nga dita e seancës konstituive. Njoftimi për formimin e Grupit Parlamentar duhet të përmbajë nënshkrimin e deputetëve që përbejnë grupin Parlamentar, emrin e kryetarit dhe nënkryetarit të grupit. Duke pasur parasysh nevojën urgjente për shqyrtimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të buxhetit të vitit 2026, duhet të formohen fillimisht Komisionet Parlamentare, andaj kërkohet nga subjektet politike që sa më parë që është e mundur t’i dërgojnë njoftimet për formimin e Grupeve Parlamentare dhe për këtë jemi dakorduar dje në takimin e thirrur nga Basha, ku ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e subjekteve politike. Prandaj me këtë rast ju bëjë thirrje që sa më parë t’i dërgoni këto njoftim”, tha Haxhiu.



Të tjera
Vonesë rreth gjysmë orëshe, Kuvendi ka njoftuar se seanca për votimin e Kurtit 3 është në ora 20:00
Osmani mandaton Kurtin për formimin e Qeverisë së re
Në seancën e parë do të procedohet Rezoluta për gjykim të drejtë në Hagë, presim mbështetjen e të gjithëve