Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Japoni e shoqëruar me një delegacion biznesesh kosovare ka thënë se sot në Tokio u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, transmeton KosovaPost.
E para e shtetit e quajti një dëshmi konkrete të gatishmërisë për partneritet strategjik me Japoninë.
“Sot, gjatë takimit biznesor Kosovë-Japoni në Tokio, u dëshmua potenciali për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona. Jam veçanërisht e lumtur që në këtë vizitë në Japoni jam e shoqëruar nga një delegacion i bizneseve nga sektorë të ndryshëm në Kosovë — një dëshmi konkrete e gatishmërisë sonë për partneritet strategjik me Japoninë”, ka shkruar Osmani.
Presidentja udhëtoi dy ditë më parë në Japoni, derisa një ditë më parë mbajti fjalimin e saj në ceremoninë zyrtare të Ditës së Kosovës në EXPO 2025, në Osaka, nga ku ka udhëtuar me tren drejt Tokios.



Të tjera
Ata para nesh e lodhën veturën ‘në të parën, ne jemi në të tretën’
Mesazhi prekës i Xhakës për tifozin e Sunderland
Nesër votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje